Mijëra mbështetës të drejtuesit të opozitës ruse i cili është burgosur, Alexei Navalny, u mblodhën në Moskë dhe qytete të tjera duke kërkuar lirimin e tij, ndërsa sipas raportimeve thuhet se gjendja e tij është e rëndë.
Një grup i të drejtave të njeriut që monitoron shtypjen politike në Rusi tha se 400 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin në lidhje me protestat.
Politikani 44 vjeçar filloi grevën e urisë në fund të Marsit për të protestuar ndaj asaj që ai tha se ishte mungesë e kujdesit mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbëve.