Avokati i njohur dhe aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se nuk do të largohet nga sheshi para kryeministrisë derisa të ketë një reflektim për rritjen e çmimeve. Sipas tij, një sukses i parë u arrit, ai i mos rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët, por edhe për bizneset e vogla.
Lapaj u shpreh se qytetarët duhet të dalin në protestë për vetën e tyre, ndërsa i bëri thirrje politikës që të reflektojë dhe reagojë.
Kjo është hera e dytë që aktiviste te shoqërisë civile dhe qytetarë kanë dalë në protestë para kryeministrisë.
Sot jemi edhe për çmimin e bukës, të cmimeve të shportës, cmimin e karburanteve, jemi për koncesionet, jemi për të kërkuar meritokraci, për të kërkuar drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund trazicioni ku palët ndahen nëpër kampe dhe qytetarët nuk konsiderohen. Raporton panorama.com.al percjell Foldrejt.com