Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar aktivitetet e saj me shoqërinë civile të parapara të mbahen në Gjilan.
Këto aktivitete pritet të zhvillohen përmes internetit.
Anulimi theksohet të jetë bërë pas shqyrtimit të kujdesshëm specifikohet, të situatës së krijuar me protestat e paralajmëruara.
”Pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, sot u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit. Kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”. Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit. Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”. Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit. Pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00”.