Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka folur sërish në lidhje me protestën e qytetarëve ndaj çmimeve të larta, duke theksuar se një ngritje e tillë kundër qeverisë që nuk ka faj në një valë të tillë lufte është turp.
Raama ndër të tjera është shprehur se këto lloj protestat janë si ato shpresat e Putiniot, që shpreson që BE dhe SHBA të dorëzohet para Rusisë.
Sipas kreut të qeverisë këto lloj protestash janë më bukur se mund ti organizonte Kremlini, të bësh punën e një armiku të demokracisë dhe të lirisë së njerëzve për të luftuar me qeverinë tënde në Shqipërinë e vogël.
“Në marrëdhënie me Rusinë pasi ai është eksportuesi më i madh i drithërave e ka shkëputur zinxhirët ekonomik gjithandej. Të thuash se ky është rasti që të bëjmë rrëmujë dhe të nxjerrim atë që nuk e nxorëm dot për kaq vite qëllimin tonë politik ndaj qeverisë ky është turp. Unë këtë turp do e përsëris sa herë të më jepet rasti. Të protestosh është dinjitet, por të protestosh sot për rritjen e çmimeve për një luftë që nuk e ka nisur vendi ynë dhe të thuash se fajin e ka qeveria për këto çmime është të bësh fiks atë që është shpresa kryesore e Vladimir Putinit në këtë luftë. Shpresa e tij është se do të dorëzohet më shpejt BE dhe SHBA nga opinioni publik.
Sanskionet që vendosen nuk janë për të vdekur urie presidenti i Rusisë por për të thënë se ka diçka diçka që nuk shkon me ato veprime që po bën një vend i caktuar. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka krijuar edhe një siguri ndryshe nga vendet e rajonit. Këto lloj protestash janë më bukur se mund ti organizonte Kremlini, të bësh punën e një armiku të demokracisë dhe të lirisë së njerëzve për të luftuar me qeverinë tënde në Shqiperinë e vogël”, ka thënë Rama. /abcnews.al