Policia në Holandë ka përdorur topa uji dhe shkopinj gome për të shpërndarë qindra protestues në Hagë, të cilët po kundërshtojnë masat e izolimit, të vendosura për ta luftuar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. Protesta e së dielës në Hagë vjen vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Policia ndërhyri kur protestuesit shkelën rregullat e mbajtjes së distancës fizike dhe injoruan thirrjet e autoriteteve të sigurisë që të shpërndahen.