Volodymyr Bilevich, një ish-pilot që ka shërbyer në forcën ajrore sovjetike dhe atë ruse po organizon një protestë mjaft të veçantë kundër pushtimit të Ukrainës.
I vetëm dhe i veshur me një xhaketë ku shkruhet “jo luftës”, ai endet përditë në rrugët e qytetit ku banon në Rusi, duke shprehur kundërshtinë personale në lidhje me veprimet e ndërmarra nga presidenti Putin.
Në një intervistë të dhënë për REL ai pohon se këtë gjë e bën dhe për shkak se ka lindur në Ukrainë, vend ku janë varrosur dhe prindërit e tij.
“Unë endem nëpër qytet që kur Presidenti Putin ka dërguar ushtrinë në Ukrainë, kjo është bërë rutina ime e përditshme. Njerëzit vazhdimisht vijnë dhe më pyesin pse e bën këtë. Shumë njerëz më quajnë tradhtar. Unë kam lindur në Ukrainë. Jam ukrainas, motra ime jeton në ukrainë dhe kam shumë miq aty. Nëna ime dhe babai im janë varrosur atje”, tha ai.