Në New York të SHBA-së u mbajt protestë me rastin e 3-vjetorit të vdekjes së George Floyd nga dhuna e policisë në shtetin federal amerikan Minnesota.
Qindra protestues morën pjesë në protestën e mbajtur në sheshin “Union” të New Yorkut me sloganin “Asgjë nuk ka ndryshuar”. Protestuesit u mblodhën në shesh me pankarta me mbishkrime “A të kujtohet George Floyd?” për të protestuar për vdekjen e Floyd 3 vjet më parë si pasojë e dhunës së policisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Më vonë, protestuesit marshuan nga sheshi “Union” në Bryant Park. Gjatë marshimit, policia ndaloi të paktën 2 protestues për sjellje të çrregullt.
– Rasti i George Floyd
Në Minneapolis të Minesota-s, rasti ku oficeri i policisë Derek Chauvin më 25 maj 2020 pasi e ndaloi 46-vjeçarin me ngjyrë George Floyd, nën dyshimin për mashtrim duke e shtypur në qafë me gjurin e tij për 9 minuta e 29 sekonda, u bë temë diskutimi në vend.
Floyd, i cili iu lut policisë për minuta të tëra me fjalët “Nuk mund të marr frymë”, u dërgua në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore të mbërritur në vendngjarje dhe më pas u njoftua se ai ka ndërruar jetë. Imazhet e incidentit ndezën diskutime për dhunën e policisë ndaj afro-amerikanëve në vend dhe shkaktuan me muaj protesta në shumë qytete.
Chauvin, i cili u akuzua për shkaktimin e vdekjes së Floyd, u gjykua me akuzat për vrasje të shkallës 2 dhe 3 dhe vrasje të shkallës së dytë dhe u dënua me 22.5 vjet burg.
Tre ish-oficerë të tjerë të policisë që u gjetën fajtorë për vdekjen e Floyd, u liruan në pritje të gjyqit pasi kishin paguar më parë lirimin me kusht prej 750 mijë dollarësh.
Tre ish-oficerë policie më vonë u ndoqën penalisht veçmas nga prokurorët federalë dhe të shtetit. Dy nga policët janë shpallur fajtorë për ndihmë në vrasje ndërsa tjetri është në pritje të dënimit.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dje në vitin e tretë të vrasjes së Floyd si pasojë e dhunës policore përsëriti thirrjen e tij për reformën policore që synon kufizimin e përdorimit të forcës dhe sigurimin e llogaridhënies së zyrtarëve federalë të sigurisë./FolDrejt/