Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka filluar një protestë para objektit të kompanisë.
Ata madje tentuan të hyjnë me forcë brenda objektit, përcjell Fol Drejt.
Pritesta ka filluar rreth orës 09:00.
Protestuesit kanë mbajtur me vete disa pankarta ku thuhej “Dje u tenderuam jashtëligjshëm edhe sot vazhdon avazi i vjetër”, “Qeveria më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot?”, “Tenderi e pasuron vetëm një pronar, ndërsa ne jemi një shoqëri e cila i takon KEK-ut”./FolDrejt/