Në qytetet perëndimore të Maqedonisë Veriore sot në ora 19.00 paralelisht është protestuar për ngritjen e çmimit të rrymës elektrike për 7.4 për qind.
Në Tetovë, Çair, Gostivar, Dibër dhe Kumanovë kanë protestuar kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, është tërheqja e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe zgjidhja e problemeve të tjera në fushën e energjetikës. Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të jetë e qetë dhe të respektohen masat kundër-Kovid.
Ata kanë theksuar se në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë do vijojnë protestat./Foldrejt.com