Talebanët kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë një demonstratë të grave të organizuar para ambasadës iraniane në Kabul në mbështetje të grave iraniane që kanë protestuar prej ditësh në vendin e tyre.
Me sloganin “Grua, jetë, liri”, rreth 25 gra demonstruan për 15 minuta në rrugë para ambasadës iraniane para se të shpërndaheshin nga talibanët që qëllonin në ajër.
Ndërkohë, në Iran protestat kanë shpërthyer prej disa ditësh, pas vrasjes së 2-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, pasi nuk kishte vendosur siç duhet shaminë. /abcnews.al/