Sot është mbajtur para zyreve të KEK-ut protesta e punëtorëve të sigurimit fizik.
Gjatë protestës, protestuesit kanë gjuajtur me vezë drejt këtyre zyreve, duke e shfaqur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar rikthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht në sektorin privat, përcjell Fol Drejt.
Protesta ka vazhduar edhe para objektit të qeverisë dhe ka përfunduar pa trazira./FolDrejt/