Protestuesit kanë mbushur oborrin e selisë së Partisë Demokratike.
Ata mbajnë në duar flamurin shqiptar dhe atë të Bashkimit Evropian, simbolikë për samitin e BE që po zhvillohet njëkohësisht tek Pallati i Kongreseve.
Protestuesit po presin jashtë selisë blu, daljen nga zyra të ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, të cilët po mbajnë një takim përpara nisjes së tubimit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndërkohë liderët evropian po zhvillojnë samitin e organizuar për herë të parë në kryeqytet, shkruan panorama.al, transmeton Fol Drejt.