Në komunat veriore të vendit po vijon të mbretërojë një situatë e tensionuar. Qindra protestues serbë janë të vendosur që të mos i lënë kryetarët e sapozgjedhur që ta ushtrojnë detyrën e tyre, shkruan Fol Drejt.
Përveç në mëngjes kur Policia e Kosovës është detyruar të hedh gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur protestuesit të cilët ia kishin mësyrë komunave, situata po vijon të mbizotërojë e qetë.
Protestuesit e nxitur dhe të udhëhequr nga Lista Serbe, kanë kërkuar që trupat e policisë dhe KFOR-it, të tërhiqen si dhe kryetarët e sapozgjedhur, t’i dorëzojnë çelësat e komunave.
Këtë situatë të ngritë e plot tensione e kanë shfrytëzuar protestuesit serbë, të cilët i kanë njollosur disa vetura të KFOR-it me shkronjën “Z”.
“Z”-ja është një simbol të cilin e kanë shfrytëzuar rusët në automjetet luftarake të tyre, gjatë luftës së Ukrainës.
“Ekstremistët e kontrolluar nga regjimi i Serbisë pikturojnë simbolin e urryer Z në automjetet e NATO-s në veri të Kosovës” – ka shkruar një përdorues serb në Twitter.
Aktualisht nuk ka raportime për incidente./FolDrejt/
Extremists controlled by Serbia’s regime paint the hateful Z symbol on NATO’s vehicles in northern Kosovo. pic.twitter.com/WFxqGHdxqd
— Admirim (@admirim) May 29, 2023