Protestuesit e zemëruar nga djegia e kopjeve të Kuranit në Suedi sulmuan ambasadën suedeze në Bagdadin qendror, duke u ngjitur në muret e kompleksit dhe duke i vënë flakën, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
I gjithë personeli i ambasadës ishte i sigurt, tha në një deklaratë zyra e shtypit e ministrisë së jashtme suedeze, duke dënuar sulmin dhe duke theksuar nevojën që autoritetet irakiane të mbrojnë misionet diplomatike.
Ministria e Jashtme e Irakut gjithashtu e dënoi ashpër sulmin.
“Qeveria irakiane ka udhëzuar autoritetet kompetente të sigurisë që të kryejnë një hetim urgjent dhe të marrin masat e nevojshme të sigurisë për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorët e këtij akti dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës sipas ligjit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme./FolDrejt/