Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi afërsinë e Saltës, kryeqyteti i provincës argjentinase me të njëjtin emër, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 202 kilometrash. Siç njoftoi EMSC, epiqendra e tërmetit është në një distancë prej 152 kilometrash në veriperëndim të qytetit të San Salvador de Jujuy, dhe 52 kilometra në jugperëndim të qytetit të San Antonio de los Cobres.
Tërmeti ndodhi pak pas orës 10 të mëngjesit me orën lokale, tha EMSC./FolDrejt/