Rasti, sipas policisë, ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Falsifikim i Parasë”.
“Prishtinë 26.07.2023 – 15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një klient kishte tentuar të bëjë pagesë të derivateve me 50 € të falsifikuara” – thuhet në raport.
Po ashtu policia njofton se monedha është konfiskuar dhe se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/