Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka dalë në konferencë për media duke e pranuar tërthorazi humbjen në zgjedhjet e sotme parlamentare.
“E ka një rritje Aleanca, por me dhënë rezultat të saktë është vështirë”, ka thënë Haradinaj.
Kjo deklaratë vjen përkundër asaj se ai është në koalicion me PSD-në që duket se nuk i ka ndihmuar.
Zyrtarë të partisë së tij dhe të partnerit tjetër të koalicionit, PSD-së, përpara zgjedhjeve shpreheshin të bindur se koalicioni i tyre do t’i fitonte këto zgjedhje./Foldrejt.com