Partia Socialdemokrate ka hedhur leter higjenike para Ministrisë së Shëndetësisë.
Në oborrin e Ministrisë ata gjithashtu kanë vendosur fotografi, siç kanë thënë “për kushtet e këqija nëpër spitale”, përcjell Fol Drejt.
Donjetë Demolli, nga kjo parti tha se ministri Arben Vitia, ka zgjedhur që “mos të dalë nga zyra që të merret me problemet në shëndetësi”, prandaj edhe ia kanë sjell këto fotografi.
Sipas saj, gjendja në spitale është shqetësuese dhe se qytetarët kanë rrezik që të sëmurën e infektohen në vend se të shërohen.
Demolli sqaroi se ende nuk është gati tenderi për mirëmbajtjen e QKUK-së e spitaleve.
“Pasi që ministri nuk po del nga zyra kemi ardhur t’ia sjellim këto fotografi me fakte për gjendjen në spitalet në vend. Edhe me ftu me pa gjendjen në terren, e kur te sheh gjendjen nuk mundet pa ndërmarrë hapa. Gjendja është shqetësuese e banale, aty ku qytetarët shkojnë me u shërua, ka mundësi me u sëmurë”, shkruan EO.
“Ministri nuk e ka përgatitur tenderin për mirëmbajtjen e QKUK-së e spitaleve. Nëse infrastruktura në këtë institucione është e keqe, çka mund të presim. Ka radhë të gjata për intervenime, ka mungesë të barnave, ka mungesë të aparaturave. Ministri po punon që përmes udhëzime administrative që t’i fuqizojë spitale private, ku ka punuar më parë”./FolDrejt/