Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj bashkë me aktivistët e partisë, ju kanë shpërndarë fletushka qytetarëve për ti njoftuar për protestën e thirrur për të shtunën.
Organizimi i saj po bëhet me qëllim për të hedhur poshtë propozimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Shqetësim, këtë çështje e kanë edhe partitë opozitarë, por zyrtarisht PDK e AAK, nuk do të dalë për të protestuar, bashkë me PSD-në.
“Ne prapë ju bëjmë ftesë dhe mendojmë se përtej çfarëdo qëndrimi apo historiku politik të secilit prej subjekteve opozitare, meqenëse është një vendim skandaloz”, ka thënë Molliqaj.
Nga protesta e PSD-së është distancuar edhe grupi i qytetarëve nën parullën “Asnji cent ma shumë”, me arsyetimin se kjo protestë të mbetet kauzë qytetare dhe të mos ndërhyjë politika.