Ka qenë Nol Nushi ai që e ka bërë një postim në Facebook, që është shpërndarë nga kolegët e tij, ku këtij gjesti të Kërçelit i jepen epitetet “Tmerr, gërdi, e poshtërues”.
Duke kujtuar se Kërçeli paguhet 1750 euro si shef kabineti i Glauk Konjufcës, Nushi shkruan se ai e ka shfrytëzuar pushtetin e ri të VV-së në Kamenicë për të ndërtuar përmendore që qet ujë për babanë e tij në qendër të qytetit.
“Ky monument i shëmtuar është ndërtuar në hapësirën e gjelbër të shkollës në qendër të qytetit dhe Ilirit i ka kushtuar rreth 500€. Ndërtimi është bërë pa leje të urbanizmit. Kurse kuvendi komunal ia ka dhënë pronën në shfrytëzim disa ditë pasi që ‘çezma ka fillu me qitë ujë”, shkroi Nushi.