Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje për protestë kundër marrëveshjes së arritur mbrëmë në Ohër.
Siç njofton drejtuesi i kësaj partie, Dardan Molliqaj, kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe se sipas tij, kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, nuk ka mandat për këtë marrëveshje.
“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.
Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë.
Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!”, thuhet në njoftimin e drejtuesit të kësaj partie./FolDrejt/