1 tetori, është një prej datave që ka pasë më së shumti zhvillime historike, qoftë për të arritura të njerëzimit, në shkencë, teknologji, industri, politikë, sport dhe shumëçka tjetër.
Në vitin 331 p.e.s Leka i Madh mundë Dariusin III të Persisë në Betejën e Gaugamelës.
Derisa në vitin 1870, kjo datë është e rëndësishme për Italinë, pasi Roma u bë kryeqytet.
Një tjetër datë e rëndësishme në histori është edhe hapja e parë e poçave elektrikë nga Thomas Edison, në 1880.
Tetë vjet më vonë, u botua për herë të parë revista National Geographic.
Një ndër arritjet kryesore në shkencë ishte në vitin 1958, pasi u krijua NASA për të zëvendësuar institutin e quajtur NACA.
1960, Nigeria u pavarësua nga Mbretëria e Bashkuar.
Teksa në sport, Mohammad Ali mund Joe Frazierin në ndeshjen e boksit në Manilla Filipine.
Përderisa në futboll, kjo datë në vitin 1975 ishte e trishtë, pasi ylli brazilian Pele lë futbollin.
Derisa sa i përket figurave shqiptare vlen të përmendet poeti dhe atdhetari, Jusuf Gërvalla, i cili u lind në këtë datë të vitit 1945.
1 tetori, gjithashtu është dita botërore e të moshuarve dhe dita botërore e luftës kundër hepatitit C.