Ishte një gabim historik që në zyrat e BE u lejua të bisedohet ideja e një shkëmbimi territoresh mbi Ballkanin. Ky diskutim u bazua në një mosnjohje të thellë të rajonit dhe historisë, shkruan fillimisht standard.at. Në këtë koncept gaboi edhe kancelari austriak Sebastian Kurz, që e mbështeti ndarjen e Kosovës, përkundër diplomatit tjetër austriak Albert Rohan i cili paralajmëroi se një ide e tillë ka “gjasa për destabilizim”.
Por ideja e ndarjes së Kosovës, ka ardhur si sebep i qeverisë së re mes ÖVP dhe skeptikëve europianë FPÖ. Kjo e fundit prej në 2013, në planprogramin e saj të politikës së jashtme parashihte kufij të ri mbi Ballkanin, përcjell foldrejt.com.
“Për të pasur një paqe afatgjate mbi Ballkanin, duhet të ketë tërheqje të reja kufitare si dhe shkëmbim territoresh,” përcjell foldrejt.com, paragrafin e politikës së jashtme të FPÖ në 2013.
FPÖ në fakt është mbështetëse e radikalëve serbë, ku lideri i saj Heinz Strache takohet shpesh dhe miqësisht me Milorad Dodik. Ata nuk e dinë ose bëjnë sikur nuk e dinë se shkaku i kërkesës së shteteve etnikisht homogjene solli vrasjen e rreth 100.000 njerëzve në fund të shekullit të kaluar në Ballkan.
Por fakti që ideja e ndarjes së Kosovës është diskutuar në zyrat e BE-së, ka sjell dëme të mëdha. Kjo ka ndihmuar Dodikun, që kërkon të shkatërrojë Bosnjën dhe Hercegovinën. Pak kohë më parë ai tha përsëri, se kufijtë duhet të definohen në bazë të etnive./Foldrejt.com