Para se të fillonte loja kundër Bayernit në Camp Nou, Barcelona tashmë ishte eliminuar nga Champions League në fazën e grupeve për të dytin sezon radhazi. Megjithatë, pasi Viktoria Plzen nuk ka marrë një pikë në Grupin C, skuadra e Xavi ka një tjetër fushatë eliminatore në Europa League për t’u përgatitur, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Për shkak se ata kanë rënë në kompeticionin dytësor të Evropës për klube si rezultat i dështimit të tyre në Ligën e Kampionëve, Barça duhet të luajë një raund play-off për t’u kualifikuar në 1/16 në Europa League. Në atë përballje me dy ndeshje, ata do të përballen me një nga skuadrat që përfundojnë fazën e grupeve të Europa League si të dytat.
Këto dy ndeshje do të luhen më 16 shkurt dhe 23 shkurt, ndërsa shorti do të hidhet para fillimit të Kupës së Botës më 7 nëntor. Barcelona nuk mund të luajë kundër një skuadre tjetër spanjolle në atë raund.
Përpara javës së gjashtë në fazën e grupeve të Europa League, ekipet që aktualisht gjenden në pozitën e dytë në grupe janë si më poshtë: PSV, Rennes, Ludogrets, Union Berlin, Manchester United, Sturm Graz, Qarabag dhe Monaco.
Pavarësisht se një ndeshje e parëndësishme, Barça duhet të udhëtojë në Republikën Çeke javën e ardhshme për t’u përballur me Viktoria Plzen. Më pas, ata do të duhet të presin më pak se një javë për të zbuluar kundërshtarët e tyre të eliminimit në play-off në Europa League. /FolDrejt/