Një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është në një rrugë të sigurt për t’i thënë plotësisht lamtumirë përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2050.
Dubai, si qendër rajonale e teknologjisë dhe tregtisë, është bërë pionier dhe lider, jo vetëm në këtë pjesë të planetit, por edhe në të gjithë botën në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë së pastër dhe të rinovueshme, përcjell Fol Drejt.
Ai zhvilloi një sërë teknikash dhe praktikash për të përmirësuar efikasitetin e sektorit të energjisë duke racionalizuar konsumin dhe duke gjetur zgjidhje alternative për prodhimin e energjisë konvencionale, mes tyre një termocentral diellor me emrin e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed. Bin Rashid Al Maktoum./FolDrejt/