Shpopulli i një vendi është sinjali më i dukshëm i dështimit të udhëheqësve të atij vendi. Vetë Ali Ahmeti këtë e kishte kuptuar mjaft mirë dhe në bisedat sekrete të publikuar nga media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai ftonte liderët maqedonas (Mickovskin dhe Zaevin) që të gjejnë sa më shpejt zgjidhje për kontestin e emrit, pasi po kthehen në liderë të pleqve. Këtu aludohej në largimin mjaft të madh te te rinjve drejt Gjermanisë që filloi me hapa të vrullshëm pas 2015.
Në fakt Ahmeti ka të drejtë dhe ai sëbashku me Edi Ramën, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin mbajnë përgjegjësi për shpopullimin e trojeve shqiptare. Por ky tashmë nuk është një fenomen shqiptar, por ballkanik. Është aq e dhimbshme, sa që opozita nuk duhet shumë ta politizojë por të tregojë ndonjë zgjidhje të përshtatshme që shqiptarët të mos kthehen në “robër modernë skllavopronarë” të Perëndimit, siç e përmendi një fshatar i drejtë nga Mati i Shqipërisë. Akuza më e padrejtë e opozitës ose e disa analistave është se ky projekt është serb dhe se liderët shqiptarë u janë nënshtuar projekteve serbomadhe. Atëherë le të shohim statistikat që japin vetë mediat gjermane për arratisjet nga Ballkani, të cilat tregojnë se serbët, kroatët, rumunët ndoshta janë shumë më keq sesa Shqipëria e Kosova.
Sipas medias gjermane FAZ, vetëm vitin e kaluar, diaspora rumune në Gjermani u rrit me 68 mijë, kroatët 29 mijë, kurse bullgarët me 27 mijë. Më fjala tjera, mesatarisht çdo ditë nga Bullgaria ikin 74 persona, nga Kroacia 79 persona kurse nga Rumania 185 persona. Shifrat janë vetëm për në Gjermani. Më shqip – çdo ditë shkatërrohet një fshat në këto shtete.
Por edhe nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat nuk janë pjesë e BE, vitin e kaluar u larguan 50 mijë persona më shumë sesa janë kthyer në vendet e origjinës, përcjell foldrejt.com. Vetëm nga vendet shqiptare kjo shifër mendohet të jetë rreth 15 mijë.
Die Welt: Gjermania po shkatërron Serbinë
Media konservatore gjermane “Die Welt” shkruajti një artikull këtë vit, ku thoshte se Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë, kurse Serbia për njerëz që po zvogëlohët nga ditë në ditë në formë rapide.
Përveç kësaj, “50 mijë deri 70 mijë serbë në vit emigrojnë nga Serbia drejt Gjermanisë për të punuar si mjekë, motra medicinale, floktarë, shoferë autobusi dhe punë të tjera. Emigrimi i serbëve me dyer të hapura është edhe në Hollandë, Austri dhe vendet skandinave,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e medias gjermane. Por këtu nuk merren parasysh numri i të kthyerve nga vendet perëndimore në Serbi.
Shifra alarmante se nuk largohen vetëm shqiptarët
Prej lehtësimit të regjimit të vizave me BE-në, sipas medias gjermanofone DER STANDARD:
–Një e pesta e popullatës rumune është larguar nga vendi. Prej tyre, tre të katërtat janë më të rinj se 35 vjeç.
–Prej 1989,
Letonia ka humbur 27 përqind të banorëve,
Lituania ka humbur 22.5 përqind të banorëve,
Bullgaria ka humbur 23 përqind të banorëve.
Këto tre shtete përveç emigrimit të madh kanë problem edhe me natalitetin.
-Edhepse sot Hungaria luan rolin e të “madhit” dhe snobit, duke folur për vlera dhe kundër emigrantëve të Lindjes së Mesme, 600 mijë hungarezë janë larguar drejt Perëndimit dhe atë kryesisht në Gjermani, Britani të Madhe dhe Austri. Hungarezët kanë emigruar për të gjetur një punë më të mirë nga vendlindja.
-Edhe Polonia shquhet për politika anti-emigracion, por në fakt, në dhjetë vitet e fundit 3.3 milionë polakë kanë emigruar sëpaku njëherë drejt Perëndimit. Gjatë debateve për Brexit, kryeministri polak Mateusz Moraviecki u bëri thirrje mbi një milion polakëve që jetojnë në Britaninë e Madhe që të kthehen në vendlindje. Por kjo do përkeqësonte gjendjen e gjysëm milionë ukrainasve që jetojnë dhe punojnë në Poloni, përcjell foldrejt.com.
Sipas disa përllogaritjeve të besueshme, nga rrëzimi i Murit të Berlinit nga vendet e lartëpërmendura janë larguar 12 deri 15 milionë banorë. Kryesisht në Europën Perëndimore dhe SHBA.
E vetmja metodë për të luftuar emigrimin është lufta kundër korrupcionit dhe respektimi i konkurrencës së lirë. Shumë pak shpresë kemi që kjo të përmirësohet në të ardhmen, por është imediate për të mos braktisur vendet me natyrën dhe klimën më të bukur të kontinentit plak./Foldrejt.com