Të flesh me flokë të lagur është shumë herë më jo e shëndetshme nga ç’mund të mendoni.
Dhimbje koke: Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes së skalpit dhe lagështisë së flokëve. Me siguri të nesërmen në mëngjes do të zgjoheni me dhimbje koke, përcjell Fol Drejt.
Infeksione: Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajrat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit që keni në kokë.
Këputja e flokëve: Shpeshherë themi që rënia dhe këputja e flokëve ndodh si pasojë e një diete ushqimore të varfër, por ky nuk është justifikimi i duhur. Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakrehur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen pasi folikula është e dobët./FolDrejt/