Ekspertët shpesh pëlqejnë ta quajnë qepë të pranverës, sepse është karakteristikë e kësaj periudhe të vitit.
Qepët janë një ushqim që duhet ta hani çdo ditë. Shumë njerëz shqetësohen nga shija dhe aroma e qepëve, por kjo nuk është arsyeja pse nuk duhet t’i hani ato, përcjell Fol Drejt.
Shijen dhe aromën mund ta zbusni duke e shtuar në sallata, zierje, perime të preferuara ose në kombinime të ndryshme.
Qepët fshehin përfitime të shumta shëndetësore dhe konsumimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë me:
- Uljen e niveleve të sheqerit në gjak.
- Rregullimi i nivelit të kolesterolit.
- Rregullimi i niveleve të presionit të gjakut.
- Ulja e rrezikut të kancerit, veçanërisht kancerit të zorrës së trashë.
- Zbutja e inflamacionit kronik në trup.
- Reduktimi i radikaleve të lira.
Komponimet që janë përgjegjëse për atë erë dhe shije të pakëndshme janë gjithashtu përgjegjëse për vetitë shëruese të qepëve. Kuercetina është përbërësi më i njohur i qepëve dhe ka veti të fuqishme anti-inflamatore.
Është një burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut.
Gjithashtu është një burim i shkëlqyer i fibrave dietike, vitaminave A, C, K, riboflavinës, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit./FolDrejt/