Pirja e kafesë nuk rrit rrezikun e sulmit në zemër siç mendohej më parë. Sipas hulumtimeve të fundit, kafeja mund të ketë një efekt mbrojtës. Një studim i Shkollës Mjekësore të Harvardit në Boston ekzaminoi lidhjen midis kafesë dhe rrezikut të sulmit në zemër në 32,650 gra suedeze të moshës 40 deri në 74 vjeç.
Gjatë pesë viteve, gratë pësuan 459 sulme në zemër, nga të cilat 68 ishin fatale. Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se gratë që pinin pesë ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 32 për qind më pak rrezik relativ të sulmit në zemër, krahasuar me ato që pinin deri në katër filxhanë kafe.
“Kafeja përmban komponime fenolike që janë antioksidantë të njohur dhe mund të reduktojnë stresin.”, shpjegon doktoresha Sara A. Rosne, e cila drejton hulumtimin. Përveç kësaj, kafeja është treguar se ndihmon trupin të përdorë më mirë insulinën dhe mbron nga diabeti i tipit 2. /abcnews.al