Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

Pse gjermanët iu bashkuan Partisë Naziste të Adolf Hitlerit?

Zbulimet e reja: Ja pse gjermanët iu bashkuan Partisë Naziste të Adolf Hitlerit

3 vjet më parë
in HISTORI
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sot ka në qarkullim shumë teori, se pse kaq shumë gjermanë iu bashkuan partisë së AdolfHitlerit, Partisë Nacional Socialiste të Punëtorëve Gjermanë (NSDAP). E megjithatë kjo është një temë, mbi të cilën janë kryer pak kërkime serioze. Jurgen W.Falter, i konsideruar si studiuesi më i rëndësishëm në botë mbi votuesit dhe anëtarët e NSDAP-së (ka shkruar 2 vepra të shkëlqyera mbi këtë temë, me një total prej mbi 1000 faqe), ka shfrytëzuar së fundmi burime të reja historike, që i japin përgjigje kësaj pyetje.

Në total bëhet fjalë për 10.000 faqe dokumente. Një pjesë i përkasin periudhës së Rajhut të Tretë, të tjerat nga periudha e mëpasshme. Ato hedhin dritë mbi atë që i motivoi njerëzit të rreshtoheshin me Adolf Hitlerin dhe lëvizjen e tij.

Falter dhe ekipi i tij, i kanë analizuar sistematikisht këto burime, duke përdorur metodat më të fundit të analizës sasiore, të ndihmuar edhe nga teknologjia e fundit kompjuterike. Është e sigurt se gjetjet e reja të Falter në librin e tij të ri “Wie ich den Weg zum Führer fand”(Si e gjeta rrugën drejt Fyhrerit), do të befasojë disa lexues.

Lexoni edhe..

Qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte pa kulturën islame

Lista e fiseve më të vjetra shqiptare

Porosit Web Porosit Web

NSDAP ishte një parti antisemite, por antisemitizmi ishte i parëndësishëm, ose të paktën jo motivi kryesor i 60 për qind të gjermanëve që u anëtarësuan në atë parti. Edhe në lidhje me 40 përqindëshin tjetër, aplikimet e të cilëve tregonin se kishin të njëjtat pikëpamje antisemitesi edhe partia, ky nuk ishte domosdoshmërisht motivi kryesor për t’iu bashkuar nazistëve.

Unë vetë nuk u befasova nga diçka e tillë, pasi në hulumtimin tim mbi Hitlerin, kam zbuluar se ndërsa antisemitizmi ishte një tipar kryesor i fjalimeve të tij në fillim të viteve 1920, ai vështirë se ishte një motiv kryesor në fjalimet gjatë periudhës së ngjitjes së tij në pushtet (1929-1932).

Hitleri e dinte se nuk mund të fitonte mbështetjen e pjesës më të madhe të gjermanëve duke u shfaqur armiqësor ndaj hebrenjve. Dhe Falter thotë tani se “se antisemitizmi ishte një motiv kryesor për t’iu bashkuar partisë, vetëm nga një pakicë anëtarësh të NSDAP”.

Shumica e 10 milionë gjermanëve që iu bashkuan NSDAP-së midis viteve 1919-1945, e bënë këtë pas vitit 1933. Shumë prej tyre iu bashkuan partisë për oportunizëm dhe për përfitime personale, dhe jo për arsye ideologjike. Gjërat ndryshonin për ata që iu bashkuan partisë para vitit 1933.

Tek anëtarët e hershëm, nacionalizmi dhe antimarksizmi, luajtën një rol shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe bindjet socialiste. Ajo që tërhoqi shumë njerëz tek partia e Hitleritishte ideja e Volksgemeinschaft (“komunitetit kombëtar”), një koncept që shpesh kombinohej me antikapitalizmin.

Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për antisemitët midis anëtarëve të NSDAP-së, të cilët shpesh ndanin edhe ide socialiste. “Mund të duket befasues fakti që antisemitët në mesin e anëtarëve të partisë që ne studiuam, ishin shpesh socialistë në pikëpamje”– shkruan Falter.

Rrënjët e lidhjeve midis Volksgemeinschaft , pra socializmit dhe armiqësisë ndaj hebrenjve mund të gjenden tek anti-kapitalizmi, siç shkruan edhe Hana Veber në librin e saj “Antismitizmi, si një motiv për t’iu bashkuar Partinë Naziste”.

Është interesante të theksohet se shumë anëtarë të kësaj partie, vinin nga “familje socialdemokrate apo me orientim marksist”, siç e konfirmon analiza e Falterit. Edhe përvoja e Luftës së Parë Botërore,krijoi shumë nacionalsocialistë.

“Për qëllime propagandistike, me premtimin e tyre për një Volksgemeinschaft që do të kapërcente antagonizmat klasore, dhe në kombinim me lidhjen midis nacionalizmit dhe socializmit të nënkuptuar në emër të partisë së tyre, Hitleri dhe NSDAP e shfrytëzuan me sukses dëshirën e shumë gjermanëve për harmoninë dhe unitetin kombëtar, që ishte rritur nga përvoja e socializmit të vijës së parë dhe e llogoreve të luftës”- thekson Falter.

Nga motivet e përmendura nga ish-anëtarët e partisë pas vitit 1945, socializmi ishte në fakt “ideologjia më e cituar”. Kjo mund të ketë ndodhur edhe sepse procedurat e de–nazifikimit të Gjermanisë, raportet e të cilave u konsultuan Falter dhe ekipi i tij hulumtues, kishin të bënin me vetë-justifikimin, dhe në fillim socializmi nuk u kundërshtua në periudhën e pasluftës.

Por mbi të gjitha, Falter tregon se nuk ka pasur asnjëherë një motiv të vetëm, mbizotërues që shpjegon pse njerëzit iu bashkuan NSDAP. Përkundrazi, kishte një mori motivesh dhe rrugësh shumë të ndryshme. Merita e madhe e studimit të Falter, është se këto motive dhe rrugë nuk janë objekt spekulimi, siç ka ndodhur shpeshherë.

Por vetë-raportet e dëshmitarëve bashkëkohorë, vlerësohen sistematikisht duke përdorur metoda moderne shkencore të analizës sasiore të tekstit. Analiza e plotë e këtyre burimeve origjinale nga Falter, na garanton se studimi i tij e ka shmangur rrezikun e ofrimit të shpjegimeve tepër të thjeshtëzuara dhe që kanë një shkak të vetëm.

Shënim: Rainer Zitelmann, është një historian dhe sociolog gjerman. Libri i tij i fundit titullohet “Nacional Socializmi i Hitlerit”./Nga Rainer/Zitelmann “National Interest”/Bota.al

Tags: Adolf HitlerGjermanet
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dy viktima dhe mbi 700 raste të reja – njofton MSh

Lajmi tjetër

Çështja e liberalizimit të vizave “plasë sherri” në parlament ndërmjet Tahirit e Bislimit

Të ngjajshme

HISTORI

Qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte pa kulturën islame

8 Shtator, 2023
HISTORI

Lista e fiseve më të vjetra shqiptare

4 Korrik, 2023
HISTORI

Çfarë i lidh shqiptarët me Amerikën?

4 Korrik, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM