Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan sot se kanë vendosur sanksione kundër individëve dhe kompanive nga Koreja e Veriut që morën pjesë në zhvillimin e programeve bërthamore dhe raketore të atij vendi.
Japonia ka vendosur sanksione kundër tre kompanive dhe katër individëve të përfshirë në zhvillimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme japoneze, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se kishte vendosur sanksione ndaj pesë individëve të Koresë së Veriut dhe një kompanie për programin raketor të vendit./FolDrejt/