Kreu i forcës mercenare të Rusisë Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendoi se forcat e tij kanë hyrë në Rusi për të hequr udhëheqjen ushtarake të vendit.
Shërbimet ruse të sigurisë thanë se kishin hapur një hetim penal ndaj Prigozhin të premten për nisjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kryengritje.
Prigozhin ka akuzuar prej kohësh udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Rusisë për dështime në luftën në Ukrainë dhe është i njohur për grindjen e tij të gjatë me ministrinë ruse të Mbrojtjes./FolDrejt/