Të gjithë e dimë se ftohja, gripi dhe Covid-19 “godasin” më shumë në stinën e dimrit.
Siç mendohej më parë, kjo nuk ka të bëjë fare me faktin se njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura në dimër, por shkaku janë pikërisht temperaturat e ulëta, transmeton Fol Drejt.
Ansa shkruan se i ftohti “godet” vijën e parë të mbrojtjes imune që është e vendosur në hundë, e ajo është rruga kryesore e hyrjes në trupin tonë të viruseve që infektojnë rrugët e frymëmarrjes.
Gjetjet janë publikuar në The Journal of Alergy and Clinical Immunology, nga grupi i ekspertëve të udhëhequr nga spitali i specializuar për sëmundjet e syve dhe veshëve të Shkollës Mjekësore të Harvardit në SHBA, i cili punoi në bashkëpunim me Universitetin Northwestern.
Hunda është një nga pikat e para të kontaktit midis mjedisit të jashtëm dhe brendësisë së trupit tonë.
Një studim i vitit 2018, i botuar në të njëjtën revistë dhe i udhëhequr nga i njëjti institut, kishte zbuluar ekzistencën e një reagimi imunitar të shkaktuar nga bakteret dhe viruset që hyjnë në hundë: qelizat në pjesën e përparme, në fakt, zbulojnë praninë dhe çlirimin e tyre në hundë. Në mukus ka qeska të vogla të mbushura me një lëng, të cilat rrethojnë dhe sulmojnë viruset para se të hyjnë në trup.
Tani studiuesit e udhëhequr nga Di Huang kanë treguar se ky mekanizëm ndikohet nga temperaturat.
Ata kanë vërejtur, në fakt, se një ulje prej 5 gradësh në temperaturën në të cilën gjenden qelizat e hundës dobëson përgjigjen imune dhe pothuajse përgjysmon sasinë e vezikulave që prodhohen ne hunde./FolDrejt/