Profesori i komunikimit dhe medies, Abit Hoxha, ka komentuar paraqitjet e kryeministrit Albin Kurti për intervista në mediumet ndërkombëtare.
Hoxha, në Info Magazine, u shpreh se ky narracion i bën dëm Kosovës, megjithatë, sipas tij, ka dy arsye që ai bëhet pjesë e mediumeve të huaja, njofton klankosova.tv.
”Është i rrezikshëm, është i papërshtatshëm, krijon kushte të vështira për punën e gazetarëve dhe gjithsesi i bën dëm Kosovës, pikërisht në këtë arenën ndërkombëtare, ku kryeministri edhe mundohet të jetë më shumë prezent”.
”Ndikimi i medies ndërkombëtare në politikëbërësit ndërkombëtarë është pak i ekzagjeruar në Kosovë. Ne mund t’i japim prej Kosovës 10 intervista në BBC, por nëse puna nuk shkon mirë me dikë nga Unioni Evropian, atëherë është e kotë ajo punë”.
”Kjo puna e medieve do të duhej të ishte ajo, që puna do të duhej të fliste vetë”.
”Ka dy arsye, se Kurti me të vërtetë është lajm, se ka fituar zgjedhjet me rezultat shumë të fortë dhe kjo është shumë risi. Arsyeja e dytë ndoshta konsekuencë e politikave ndërkombëtare, Kosova dhe Bosnja janë në agjendë ndërkombëtare, për shkak të rrezikimit prej një përshkallëzimi të dhunës në regjion si rezultat i luftës në Ukrainë”.