Shpesh dëgjojmë për fuqinë e lobit hebre, lobit LGBT, lobit të djathtë ose konservator, por edhe për shumë lobingje të tjera që shpesh ndryshojnë vendimet qeveritare. Megjithatë, në Zvicër ekziston një lob mjaft i fuqishëm, përveç atyre të lartëpërmendura: ai është lobi i fermerëve.
“Gjithmonë e më pak fermerë ka në Zvicër. Megjithatë lobi i tyre mbetet i fuqishëm. Pse ndodh kjo?,” pyet retorikisht media zvicerane SRF.
Rreth 2.8 miliardë franka shkojnë çdo vit për firmat e fermerëve. Kjo shifër është rritur ndjeshëm në vitet 80-ta dhe 90-ta, kurse viteve të fundit ka mbetur konstante, pavarësisht se në Zvicër momentalisht ka rreth 50 mijë fermerë.
Por shifra kaq e lartë mbetet, për shkak se në secilën parti parlamentare zvicerane, ka përfaqësues të fermerëve dhe që dëgjojnë kërkesat e tyre.
«Unë flas me të gjithë, pavarësisht a janë të partisë së majtë, të djathtë. Dhe unë tentoj të arrij zgjidhje të shumfishtë me ata,” thotë presidenti i fermerëve zviceranë, Markus Ritter, i cili vetë është pjesë e një partie CVP, por për interesin e fermerëve bashkëvepron me të gjithë. Shoqata e fermerëve, mbetet mbi partiake./Foldrejt.com