Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Pse në veri nuk po ndalet rryma? – reagon KMDLNj

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kosova po kalon nëpër një krizë të re energjetike. Reduktimet e rrymës, tash e sa ditë, janë rikthyer në mënyrën më të papritur, për këtë kanë shpërthyer edhe një varg reagimesh, transmeton Fol Drejt.

Vargut të reagimeve u është bashkuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).
Sipas KMDLNj-së, të gjithë qytetarët po vuajnë për shkak të kësaj krize, me përjashtim të atyre të veriut, të cilëve, nuk po iu ndalet rryma.

“Qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë kundër këtij diskriminimi sikur që duhet të mbajnë shënime për të gjitha dëmet në aparatet e amvisërisë, si pasojë e dëmtimeve për shkak të mungesës së rrymës apo ndryshimit të intensitetit të rrymës në mënyrë që pastaj ta padisin këtë ndërmarrje kusarësh që iu ka shkaktuar aq shumë dëme, deri në humbje të jetëve të njerëzve, duke i ikur çdo përgjegjësie. KMDLNj kërkon që të bëhen të gjitha veprimet dhe të ndërrohet operatori që i ka shkaktuar aq shumë dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në reagim.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ky është reagimi i plotë i KMDLNj-së:

“Me datë 22 dhjetor 2021 nga distributori KESCO iu janë dërguar mesazhe telefonike konsumatorëve të Prishtinës dhe sigurisht edhe të gjithë konsumatorëve në Kosovë, përjashtuar komunat në Veri të Kosovës, se : “ për shkak të krizes energjetike dhe sipas udhëzimeve të KOSTT ( kusar shumëvjeçar i plaçkitjes së xhepit të konsumatorit për energjinë e shpenzuar dhe bamirës dorëlirë për konsumatorët serb në Veri të Kosovës të cilët as nuk e dinë si duket fatura për rrymën e shpenzuar ), do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara.

Këto masa kufizuese, sipas kusarëve të KESCO do të nisnin të zbatoheshin nga data 23 .12. 2021 në ndërkohë që atë ditë dhe ditë më parë kishte kufizime të rrepta që zgjasnin deri në 6 orë kurse, në disa lagje kufizimet zgjasin edhe sot e kësaj dite. Arsyetimi i kusarëve të KESCO është stereotip dhe përsëritje të cilës askush nuk i beson përveç tyre dhe ministres fatkeqe, Artane Rizvanolli. Si ndodhi që në të njëjtën kohë ka prishje të mëdha në trafot si dhe ku e gjetën kohën kur në acarin më të madh këtë vit të punojnë në riparimin e rrjetit?! Përveç se në mënyrë të pamoralshme po na i zbrazin xhepat për fatura të fryera si dhe për të blerë ilaçe nga ftohjet dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore shkaku se nuk po kemi mundësi “ ta shfrytëzojmë komoditetin e nxemjes, me paratë tona ndonës thuaja 100% të konsumatorëve janë pagues të rregullt të faturave “, nga ata që kanë përgjegjësi konkrete po dërgohen këshilla moralizuese për veprime krejtësisht të pamoralshme!

Nëse kusarët e KESCO për një vonesë 30 minutëshe të shkyçin nga rrjeti i furnizimit, atëherë me çfarë të drejta kërkojnë nga ne të mërdhijmë ndërsa veriorët, si pjesë e “ popullit hyjnor“, shpenzojnë energji elektrike sa të duan dhe si të duan , pa e pësuar asnjë pasojë ! Zbatimi i standardeve të dyfishta është legalizim i zbatimit të moralit dhe pafytyrësisë së dyfishtë, si dhe legalizim i një plaçkitjeje, në mbrojtje dhe pjesëmarrje të shtetit, që nga paslufta e deri më sot ! KMDLNj –ë më herët, pasi dihej se po hynim në një krizë energjetike dhe ishte kohë e shkurtër për të kërkuar nxemje alternative pati propozuar që në afat 6 mujor t’u ndahen nga 100 euro për pensionistët me pensione sociale ( të moshës ) dhe për ata që janë pjesë e skemës sociale pavarësisht përkatësisë etnike, racës, gjinisë dhe statusit në shoqëri ndërsa ishin ndarë vetëm nga 100 euro për të gjithë pensionistet në mënyrë lineare e që nuk ishte kurrfarë zgjidhje.

Me përkeqësimin e situatës, energjetike dhe shëndetësore, KMDLNj –ë e ripërsëritë kërkesën që për 5 muajt e ardhshëm, pensionistët me pension social ( sipas moshës ) dhe ata nga skema sociale duhet të përfitojnë nga 150 euro shtesë që, për një qeveri që ka zhvillim ekonomik prej 9.9% nuk paraqet asnjë problem. Qeveria e Kosovës nuk guxon të investojë në socializimin e humbjeve të kusarëve të KESCO për faktin që e kanë gërryer deri në asht konsumatorin e Kosovës, që nga privatizimi e deri më sot! Qeveria e Kosovës duhet të mbikëqyrë institucionet që e zbatojnë orarin e reduktimeve dhe të ndëshkojë shpërdoruesit e kësaj detyre që , nga aspekti i të drejtave të njeriut është jashtëzakonisht diskriminues; në lokacione të caktuara nuk ka fare reduktime kurse në të tjerat janë 6 e më shumë orë.

Qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë kundër këtij diskriminimi sikur që duhet të mbajnë shënime për të gjitha dëmet në aparatet e amvisërisë, si pasojë e dëmtimeve për shkak të mungesës së rrymës apo ndryshimit të intensitetit të rrymës në mënyrë që pastaj ta padisin këtë ndërmarrje kusarësh që iu ka shkaktuar aq shumë dëme, deri në humbje të jetëve të njerëzve, duke i ikur çdo përgjegjësie. KMDLNj kërkon që të bëhen të gjitha veprimet dhe të ndërrohet operatori që i ka shkaktuar aq shumë dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kusarët e KESCO , bashkë me këta të ZRRE –së duhet të paditen për trajtim të konsumatorëve në baza raciste. KMDLNj –ë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjejë mënyrën e kompemsimit për bizneset që janë në prag të falimentimit apo që janë të falimentuara ndryshe asnjë zhvillim në Kosovë apo “ ripërtëritje ekonomike “ nuk do të jetë i mundur, pa fuqizimin e bizneseve. Thuaja të gjitha bizneset janë në “ prag të varrit “ për shkak të kufizimeve nga pandemia dhe, tani do të jenë në gjendje edhe më të keqe për shkak të kufizimeve të furnizimit me energji elektrike .
Qeveria e Kosovës dhe minstrja fatkeqe, Artane Rizvanolli duhet të dalin çdo ditë para qytetarëve, të kërkojnë mirkuptimin e tyre dhe të kërkojnë bashkëpunimin se si të tejkalohet kjo krizë më lehtë dhe me një kosto më të lirë dhe jo të propozojnë zgjidhje nga videolojërat.

KMDLNj –ë, dje ishte në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut ku nuk kishte asnjë shenjë se ata po përballen me mungesë të energjisë elektrike sikur që nuk kishte askund agregatë. Kjo është ajo që KMDLNj –ë e ceku më lartë, trajtimi racist dhe diskriminues i qytetarëve të Kosovës, në Kushtetutën e së cilës është garantuar barazia para ligjit, duke e dënuar çfarëdo lloj diskriminimi. /FolDrejt/

Tags: KMDLNjKosove
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Foto/ Tragjike! Policia vret me armë zjarri një 14 vjeçare në mënyrë aksidentale, raportojnë autoritetet lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lajmi tjetër

Të shtëna në një qendër tregtare të Çikagos, 4 të plagosur

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM