Bangladeshi është një vend me afro 170 milionë banorë. Sa herë që Argjentina luan, mijëra njerëz mblidhen në rrugë për t’i parë ata duke luajtur. Edhe në lajme, një prezantuese u pa me një fanellë argjentinase pak para ndeshjes së parë kundër Arabisë Saudite, shkruan Football World, përcjell Fol Drejt.
Thonë se e gjithë kjo ka të bëjë shumë me skuadrën e Diego Armando Maradonës. Bangladeshi ishte një koloni angleze në vitet 1940.
Megjithëse Bangladeshi ishte tashmë i pavarur në vitin 1986, ndikimi anglez në vend ende ishte ruajtur. Fitorja e Argjentinës kundër Anglisë në Kupën e Botës në Meksikë u pa si një fitore e tyre për Bangladeshin, i cili pa se si ishte e mundur që një vend jo-evropian mund të fitonte kundër Anglisë. Prej aty lindi fanatizmi për Argjentinën, i cili ka qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve.
Në fakt, sipas raportimeve, shumica e biletave të shitura për Bangladeshin ishin për ndeshjet e Argjentinës. Dhe në rrugët e vendit, mijëra njerëz festuan fitoren kundër Meksikës. /FolDrejt/