Portugezi u la jashtë skuadrës së Djajve të Kuq dje (e diel), me Ralf Rangnick që pretendoi se ylli portugez kishte pësuar një lëndim të lehtë. Por, motra e sulmuesit Katia Aveiro e mohoi këtë në rrjetet sociale duke pëlqyer një postim në Instagram që pretendonte se Ronaldo ishte i gatshëm për lojën.
Cristiano ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por kontributi i tij në gola është në kontrast me sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushës. Kjo është diçka që Juventusi e ka përjetuar tashmë gjatë periudhës trevjeçare të sulmuesit në Torino./FolDrejt/