Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, foli sot në lidhje me vendimin e partisë së tij për të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga opozita në lidhje me furnizimin me libra të reja shkollore për nxënësit.
Ai e arsyetoi mungesën e tyre pasi që procesi po vazhdion dhe ende nuk i dinë implikimet e vendimit për librat, për të zhvilluar një debat, siç u shpreh ai, mbi informata të sakta, përcjell Fol Drejt.
Do të japim arsyetimin tonë për vendimin tonë politik për të mos marrë pjesë një seancë të ftuar nga opozita, e që çështja e adresuar shprehimisht nga ata është kjo: Debat parlamentar lidhur me dështimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”.
“E para e punës është që qysh në parashkrimin e çështjes e kemi një cilësim i cili është i papranueshëm për në e që është “dështimi në sigurimin e librave”. Meqë bëhet fjalë për një vendim të marrë rishtasi nga Qeveria e Kosovës e që kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikës së shpërndarjes së librave shkollor nëpër shkolla për fëmijët tanë, ne ende nuk i dijmë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirëinformuar dhe mbi informata të sakta, për shkak se procesi po vazhdon dhe kemi një fillim vit plotësisht në rregull shkollor”, tha Gola./FolDrejt/