Cristiano Ronaldo ka paditur Juventusin. Portugezi po i kërkon gjigantit italian t’i paguajë deri në 19.9 milionë euro paga të prapambetura që nuk i ka marrë gjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Sot avokatët kanë dorëzuar të gjitha dokumentet në prokurorin e Torinos dhe kanë nisur procedimin ndaj Juventusit, përcjell Fol Drejt.
Më herët të njëjtën gjë bëri edhe Paulo Dybala, i cili më pas ra dakord me Juventusin që t’i paguante menjëherë tre milionë euro paga. Në thelb, me këtë padi, Ronaldo tani dëshiron të marrë paratë që duhet të merrte sipas kontratës, por ai doli për të takuar klubin italian dhe pranoi të shtynte pagesën për periudhën pas pandemisë, përcjell Fol Drejt.
Ai kërkon paratë që i kanë premtuar
Juventusi uli pagat dy herë gjatë krizës së koronës. Fillimisht në vitin 2020 ua shkurtoi rrogat të gjithë lojtarëve në mënyrë të barabartë për të kursyer para sepse nuk kishte të ardhura nga biletat dhe ndeshjet dhe më pas në vitin 2021 drejtuesit biseduan me secilin lojtar individualisht për uljen e pagës.
Në atë kohë, Ronaldo fitonte 31 milionë euro pagë vjetore neto dhe pranoi të shtynte pagesën prej gati 20 milionë eurosh për pas pandemisë. Juventusi nuk i pagoi asnjëherë ato para, ndaj vendosi të ngrejë këtë padi./FolDrejt/