Fol Drejt
E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Pse Rusia nuk i beson NATO-s?

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ushtarët e armatosur janë vendosur në kufirin ruso-ukrainas prej disa javësh. Ne kemi dëgjuar dhe lexuar për një kohë të gjatë tashmë për vendosjen e mijëra trupave në pika të rëndësishme strategjike  ndërkohë që SHBA-ja dhe NATO kanë dërguar një pjesë po aq të madhe të forcave të tyre në rast se kriza do të përshkallëzohet më tej.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe pas një sërë bisedimesh në nivelin më të lartë diplomatik, ka pasur një tendencë për depërshkallizim të situatës por nga qëndrimi i të dyja palëve (Perëndim – Rusi) duket se konflikti nuk është një skenar i largët.

Në të gjithë atë që po ndodh, NATO është kudo.  Por çfarë është saktësisht Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Mes tensioneve në rritje, me pasoja të padëshiruara globale (qoftë njerëzore apo ekonomike), BBC po përpiqet të kuptojë se kush është NATO dhe pse Rusia nuk i beson aleancës..

Çfarë është NATO?

NATO – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut  është një aleancë ushtarake e formuar në vitin 1949 fillimisht nga 12 vende: Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Danimarka, SHBA, Islanda, Italia, Kanadaja, Luksemburgu, Norvegjia, Holanda, Portugalia.

Anëtarët do të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të një sulmi të armatosur kundër çdo shteti anëtar. Qëllimi i tij fillimisht  ishte të frikësoheshin vendet ku kishte mbizotëruar komunizmi, por tani qëllimi është  të promovojë interesat politike dhe gjeostrategjike të shteteve anëtare.

Pse Rusia nuk ka besim tek NATO?

Presidenti Putin pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën për të dobësuar Rusinë dhe dëshiron që NATO të pezullojë aktivitetet e saj ushtarake në Europën Lindore. Ai ka argumentuar prej kohësh se Shtetet e Bashkuara kanë shkelur garancinë e  vitit 1990 se NATO nuk do të përfshinte vende të lindjes.

Aleanca ka kundërshtuar  pretendimet e Rusisë, duke thënë se vetëm një numër i vogël i vendeve anëtare të tij ndajnë një kufi me Rusinë dhe se është një aleancë mbrojtëse pa tendenca ekspansioniste, shkruan abcnews.al

Shumë besojnë se grumbullimi aktual i trupave ruse në kufirin ukrainas mund të jetë një përpjekje për të detyruar Perëndimin të marrë seriozisht kërkesat e Rusisë. Megjithatë, nëse marrim parasysh pushtimin rus të Krimesë, aspiratat e Moskës sigurisht shkojnë përtej ndikimit perëndimor në vendet e ish-bllokut sovjetik.

 Situata aktuale në Moskë

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës ekzistojnë prej vitesh. Ukraina është një ish-republikë sovjetike në kufi me Rusinë dhe BE-në. Nuk është anëtare e NATO-s, por është një “vend partner”. Çfarë do të thotë kjo; Se ka mirëkuptim dhe vullnet të ndërsjellë  duke i dhënë mundësinë të bëhet pjesë e aleancës në të ardhmen.

Rusia kërkon garanci nga fuqitë perëndimore se diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë, diçka që, siç kuptohet lehtësisht, Perëndimi nuk është i përgatitur ta pranojë. Ukraina ka një popullsi të madhe ruse dhe lidhje të ngushta sociale dhe kulturore me Rusinë. Strategjikisht, Kremlini e sheh Ukrainën si “oborrin e pasëm” të Rusisë dhe dritaren drejt Europës.

Përfshirja e NATO-s në konfliktin Ukrainë-Rusi dhe pushtimin e Krimesë në të kaluarën

Kur ukrainasit, kryesisht neo-nazistët e vendit dhe e djathta ekstreme, rrëzuan presidentin e tyre pro-rus në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Ukrainës- Krimenë. Ai gjithashtu mbështeti separatistët pro-rusë që kanë pushtuar zona të mëdha të Ukrainës lindore.

NATO nuk ndërhyri, por u përgjigj duke vendosur trupa në shumë vende të Europës Lindore për herë të parë. Unioni ka vendosur 4 grupe batalioni në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni dhe një brigadë shumëkombëshe në Rumani. Aleanca ka zgjeruar gjithashtu forcat ajrore në shtetet baltike dhe Europën Lindore për të kapur çdo avion rus që shkel kufijtë e shteteve anëtare, raporton abcnews.al

Rusia ka thënë se dëshiron t’i largojë këto forca. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se Rusia do të paguajë një “çmim  të shtrenjtë” për pushtimin, me Rusinë që thotë se nuk ka frikë nga sanksionet.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri 8500 trupa gati për betejë, por shtoi se nuk ka plane për të vendosur trupa në Ukrainë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bairbock paralajmëroi se çdo përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak “do të kishte një çmim të lartë për regjimin rus – ekonomik, politik dhe strategjik”.

Downing Street tha se Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakort se “aleatët duhet të ndërmarrin përgjigje të shpejta reciproke, duke përfshirë një paketë të paprecedentë sanksionesh”.

A do të përgjigjet  NATO ndaj një pushtimi të mundshëm të Ukrainës?

Presidenti Biden tha se kishte “unanimitet absolut” me liderët europianë për Ukrainën, por kishte dallime në mbështetjen e ofruar nga shtete të ndryshme anëtare. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë dërguar rreth 90 ton “ndihmë ushtarake” duke përfshirë municion në Ukrainë për “mbrojtësit e vijës së parë”. Mbretëria e Bashkuar ka furnizuar Ukrainën me raketa antitank me rreze të shkurtër veprimi.

Disa anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Francën dhe Holandën, po dërgojnë avionë luftarakë dhe anije luftarake në Europën Lindore për të forcuar mbrojtjen në rajon. Megjithatë, Gjermania ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për armë mbrojtëse, në përputhje me politikën e saj për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit. Në vend të kësaj, vendi do të dërgojë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, presidenti francez Macron po bën thirrje për një dialog për të de-përshkallëzuar situatën.

Por si ta kuptojmë se do të fillojë vërtet lufta midis Moskës dhe Kievit?

Rreziku i një lufte midis Rusisë dhe Ukrainës po dominon titujt kryesorë. Në këtë kontekst, njerëzit po bëjnë të gjitha pyetjet e mundshme.

A do të sulmojë Rusia? A është presidenti Vladimir Putin i vendosur për të hapur një luftë me Ukrainën dhe Perëndimin? Apo diplomacia mund të sigurojë paqen?

Sigurisht, ne nuk mund të dimë se çfarë mendon Putin. Pra, lind pyetja: si do të fillojë lufta? Përgjigja është e qartë. Sapo të dëgjohen topat e parë dhe zjarri antitank. Por çështja është më e ndërlikuar pasi lufta ka filluar tashmë (prej disa vitesh).

Formacionet e tankeve ruse që kalojnë kufirin ukrainas, ose një bllokadë e madhe raketore ose sulme ajrore mbi Ukrainën, do të sinjalizonte një përshkallëzim dramatik të krizës dhe një kthesë në një fazë të re të konfliktit. Alarmet e para do të vijnë nga vetë ushtria ukrainase, por satelitët perëndimorë dhe avionët  mund të përgatiten për një sulm të afërt.

Ndoshta do të ketë indikacione të qarta për një sulm të afërt, thotë Michael Koffman, një ekspert ushtarak rus në Qendrën e Analizës Detare me bazë në SHBA. Shenja të tjera mund të jenë “një shpërndarje e forcave, një fluks logjistike dhe mbështetje, dhe një ndryshim në aviacion”, raporton abcnews.al

“Armiqësitë tashmë kanë filluar”

Por pyetjes mund t’i përgjigjemi edhe në një mënyrë tjetër dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë disa hapa prapa dhe të shikojmë fushatën ruse kundër Ukrainës në tërësi. Ne duhet të vështrojmë kutinë e plotë të mjeteve që ka Moska dhe të vlerësojmë se si përdoret.

Armiqësitë në fakt kanë vazhduar prej disa vitesh. Rusia tashmë ka pushtuar Krimenë – pjesë e Ukrainës dhe ka ofruar ndihmë ushtarakë për rebelët në rajonin e Donbasit. Në të vërtetë, ishte ndërhyrja e njësive të blinduara ruse kundër forcave ukrainase në vitin 2014 që pengoi humbjen e guerilëve pro-rusë. Betejat sporadike kanë vazhduar që atëherë.

Të gjitha palët e përfshira kërkojnë paqe por situata mbetet shumë e vështirë. Krahas këtij presioni, ekziston edhe kërcënimi i përdorimit të forcave ushtarake. Akumulimi i formacioneve luftarake ruse rreth kufijve të Ukrainës është i jashtëzakonshëm.

Kjo përfshin një vendosje të konsiderueshme të forcave në Bjellorusi – e cila gjithashtu është në kufi me Ukrainën dhe mund të jetë pika më e afërt për fillimin e një sulmi ndaj vetë kryeqytetit ukrainas Kiev. Kjo cilësohet nga përfaqësuesit rusë si një stërvitje dhe aq nuk është aspak kërcënuese.

Analistët kanë monitoruar situatën duke përdorur imazhe satelitore civile. Në rrjetet sociale janë postuar video të shumta që tregojnë trenat me pajisje ushtarake që janë nisur për në Ukrainë apo Bjellorusi, raporton abcnews.al

Dhe pamjet në mediat sociale, me njësitë që duken se po lëvizin, ofrojnë një pamje të jashtëzakonshme të asaj që po ndodh. Pavarësisht se çfarë mund të thotë Moska, Ukraina dhe miqtë e saj në Perëndim kanë të gjitha arsyet për tu shqetësuar.

Kur Rusia pushtoi Krimenë, u diskutua shumë  për një “luftë hibride” dhe për mohimin e operacionit nga Rusia, pjesëmarrësit e së cilës, edhe pse me uniformë, nuk kishin vula ushtarake. Por nuk kishte asnjë dyshim se cilët ishin këta ushtarë. Dhe Krimea u pushtua falë taktikave të vjetra, dhe jo nga ndonjë mashtrim i brendshëm.

Ajo që është në rrezik për momentin është thelbi i “luftës së zonës gri” – kufiri midis paqes dhe luftës. Ushtria ruse ka formuluar një doktrinë komplekse që sheh luftën dhe paqen si një vazhdimësi ku mjete të ndryshme aplikohen në faza të ndryshme, por që kanë të njejtin qëllim strategjik.

Dhe kjo është arsyeja pse konflikti tashmë është rritur. Pyetja e  vetme është se deri ku janë qëllimet e presidentit Putin?/abcnews.al

Tags: luftaNATORusiaUkraina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dy policë gjermanë vriten në vend, pasi ndaluan një automjet për kontroll rutinor

Lajmi tjetër

Krasniqi në ditën e rënien së Zahirit me shokë: Janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM