Në mes të viteve 50-ta, gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë, diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha shkoi dhe u kthye me tren. Ai nuk zgjodhi komoditetin e aeroplanit, por sigurinë e mundimshme të trenit.
Nga Moska, Enveri me Mehmet Shehun kishin ardhur në Hungari me tren. Me tren do të kalonin në Vjenë dhe nga Vjena në Itali në Bari, shkruan foldrejt.com.
Ngjashëm vlen edhe me diktatorin e sotëm komunist, Kim Jong Un, i cili nga Koreja Veriut deri në Hanoi në Vietnam, ka zgjedhur të udhëtojë me tren 4000 kilometra. Poashtu edhe babai i tij, pavarësisht se kishte vetëm pak udhëtime jashtë shtetit – në Kinë dhe Rusi – çdoherë udhëtonte me tren të blinduar.
Por mbase të gjithë liderët e lartëpërmendur, përveç sigurisë, kanë marrë shembull te lideri i tyre i dashur sovjetik – diktatori Josef Stalin. Edhe Enver Hoxha, edhe dinastia e Kim Jong Un si shembull të qeverisjes marrin Stalinin.
Në fillimet e karrierës së tij, Stalini zgjidhte të udhëtonte me tren. Në kohën kur duhej të nisej nga Zarizyn (më vonë do quhej Stalin) në Volga, për të luftuar një kontra-revolucion, ai zgjodhi një tren të blinduar (shih foton).
Stalini do zgjidhte trenin edhe në dy takimet më të rëndësishme të karrierës së tij – në Teheran dhe Jaltë- me dy kolegët e tij Uinston Çërçill dhe Rusvelt.
A janë të gjithë diktatorët komunistë paranojakë ose thjesht ndjekin shembullin e liderit të tyre?/Foldrejt.com