Fol Drejt
E mërkurë, 21 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Pse të gjithë po fajësojnë Merkelin?

3 vjet më parë
in BOTA, POLITIKË
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Trashëgimia e Angela Merkelit si kancelare gjermane tani po vihet në dyshim.

Disa politikanë dhe gazetarë, për herë të parë, po vënë në pikëpyetje shumë nga vendimet që ajo mori gjatë 16 viteve të saj në pushtet.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Ata pretendojnë se Merkel e dobësoi rëndë ushtrinë dhe e bëri Gjermaninë shumë të varur nga nafta ruse.

Kjo ka bërë që disa nga kolegët e saj të vjetër të dalin në mbrojtje të saj. Nuk është plotësisht e drejtë të fajësosh Merkelin, thotë Wolfgang Schäuble, ministër për një kohë të gjatë në kabinetin e Merkelit.

Ai pranon se gjithashtu nuk e kishte besuar kurrë se Gjermania do të hynte në një konflikt të kësaj shkalle me Rusinë.

Merkel meriton kritika, natyrisht. Por vendimet e gabuara dhe irracionale që u morën nuk ishin vetëm të sajat. Ata u mbështetën nga e gjithë klasa politike gjermane.

Merrni, për shembull, heqjen graduale të termocentraleve bërthamore të Gjermanisë dhe kalimin në burime alternative të energjisë, të cilat qëndrojnë në ‘rrënjën’ e varësisë së Gjermanisë nga gazi rus. Nuk ishte Merkel ajo që e para vendosi të nisë këtë drejtim. Në fakt, vendimi për të hequr dorë nga bërthama u mor nga qeveria e mëparshme e koalicionit SPD-Green në vitin 2000. CDU dhe Merkel premtuan në fushatën elektorale të 2005-ës se do ta kthenin këtë vendim. Vetëm pas katastrofës së Fukushimës në vitin 2011, Merkel ndryshoi mendje dhe ri-urdhëroi heqjen graduale të energjisë bërthamore.

Duke vepruar kështu, ajo thjesht ndoqi një rrugë veprimi që paraardhësit e saj e kishin vënë tashmë në lëvizje.

E njëjta gjë vlen edhe për heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe dobësimin e ushtrisë gjermane. Po, ishte Merkel ajo që mori vendimin për heqjen e rekrutimit të përgjithshëm në vitin 2011, por ishte Partia e Gjelbër që e kishte nisur. Në të vërtetë, politikani i parë që kërkoi shfuqizimin e tij ishte Jürgen Trittin i Partisë së Gjelbër, i cili ishte ministër i mjedisit në qeverinë e koalicionit SPD-Green në fillim të viteve 2000.

Zvogëlimi i ushtrisë kishte filluar gjithashtu shumë kohë përpara se Merkel të merrte detyrën.

Në të vërtetë, në vitin 2005 – vitin kur Merkel u zgjodh për herë të parë kancelare – ushtria gjermane ishte zvogëluar nga 500,000 ushtarë në vitet 1980 në vetëm 250,000.

E gjithë kjo na kujton se Merkel nuk ishte një politikane e guximshme dhe rrezikuese.

 

Në vend të kësaj, ajo gjithmonë bëri atë që dukej e përshtatshme dhe premtoi suksesin më të madh politik afatshkurtër.

Po politika e jashtme e Merkelit? Ajo kurrë nuk ishte naive për Rusinë dhe, ndryshe nga ish-kancelari Gerhard Schröder, ajo nuk ishte as mike e Putinit.

Ndonjëherë ajo u shfaq e ashpër dhe e palëkundur, siç ishte në raport me Greqinë gjatë krizës së euros. Herë të tjera ajo ishte oportuniste dhe e butë, siç ishte në raport me Kinën, Turqinë dhe Rusinë. Ajo kishte nevojë për gazin rus për të kompensuar mangësitë e furnizimit me energji të brendshme të Gjermanisë, dhe ajo kishte nevojë për ndihmën e Turqisë gjatë krizës së refugjatëve.

Nuk kishte asnjë strategji afatgjatë apo doktrinë të politikës së jashtme gjatë kohës së Merkelit në detyrë. Ajo drejtohej tërësisht nga nevojat e momentit.

Tani për tani, të paktën brenda Gjermanisë, kritikat ndaj Merkelit mbeten relativisht të përmbajtura. Qeveria e re e koalicionit sigurisht që nuk ka asnjë interes për të larë hesapet. Të Gjelbrit e dinë se Merkel shpesh zbatoi axhendën e tyre. Dhe SPD ishte partneri i koalicionit të CDU-së gjatë 12 nga 16 vitet e Merkelit në qeverisje.

Ata janë të gjithë bashkëpunëtorë në gabimet e Merkelit. Kritikat më të ashpra për trashëgiminë e Merkelit deri më tani kanë ardhur nga jashtë, veçanërisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Është një lajm i mirë që disa brenda Gjermanisë tani, më në fund, kanë filluar të vënë në dyshim gabimet dhe dritëshkurtësinë e qeverive të Merkelit.

Por nuk mjafton të fajësohet vetëm Merkel. E gjithë klasa politike duhet të mbajë përgjegjësi.

Sabine Beppler-Spahl është korrespondente e Gjermanisë.

Burimi: Spiked

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Çfarë janë armët kimike dhe a janë të paligjshme?

Lajmi tjetër

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM