Pas vendimit për përfundimin e hershëm të ligës për shkak të pandemisë së Covid dhe për t’u shpallur kampion, PSG mund të përqendrohet në bërjen e planeve për sezonin e ardhshëm. Emri i parë në listën e objektivit të palës franceze duket se është Mauro Icardi.
Argjentinasi, i cili shënoi 20 gola në 31 ndeshje në sezonin e tij të parë me PSG, ka bindur klubin të bleje sulmuesin nga Interi i cili ishte si huazim me t drejte blerje ne klubin parisien.
Nerazzurri në fakt kanë marrë një ofertë të parë nga PSG prej 50 milion € plus 10 milion € bonuse, disa prej të cilave nuk do të ishin lehtësisht të arritshme.
Shuma e ofruar nga PSG është më e ulët se pagesa prej 70 milion eurosh që të dy klubet kishin rënë dakord verën e kaluar kur ata përfunduan lëvizjen e sulmuesit në bazë të një huazimi me opsionin për ta blerë, e cila mund të kryhej para 31 majit.
Afati i fundit i 31 majit po e shtyn PSG-në të rritë negociatat pasi që pas kësaj date, ata do të duhet të rinegociojnë kushtet si me lojtarin ashtu edhe me Interin. Të dy klubet mund të zgjasin huazimin dhe të shtyjnë përpara afatin për të ushtruar opsionin, megjithatë, për ta bërë këtë, atyre do t’u duhej drita e gjelbër nga lojtari gjithashtu.//FolDrejt