Prej disa kohësh flitet se Neymar nuk e ka të gjatë aventurën e tij te PSG.
“Le Parisien” ka shkruar ditën e sotme se PSG i ka ofruar Manchester City-t kartonin e Neymar. Ylli brazilian është refuzuar menjëherë nga kampionët e Anglisë.
Tekniku Pep Guardiola e ka përfunduar ekipin e tij dhe e ka gati për sezonin e ri. Nuk ka nevojë për afrime të tjera dhe City është i kompletuar sipas Guardiolas./abcnews.al/