Paris Saint-Germain thuhet se do t’i ofrojë Lionel Messit një kontratë të re dyvjeçare e gjysmë pas Kupës së Botës 2022. Marrëveshja aktuale e Messit skadon në fund të vitit dhe ai do të bëhet agjent i lirë në fund të këtij sezoni, por parisienët janë të vendosur në mbajtjen e argjentinasit.
Sipas raportimeve të Goal, PSG do t’i bëjë 35-vjeçarit një propozim zyrtar kur të kthehet nga Kupa e Botës. Nëse Messi pranon ofertën, ai pritet të qëndrojë në Parc des Princes deri në ditëlindjen e tij të 37-të, transmeton Fol Drejt.