PSG po kërkon të sigurojë nënshkrimin e 16-vjeçarit brazilian, Endrick. Sipas raportimeve nga UOL Esporte , PSG është e gatshme të paguajë deri në 30 milionë euro për superyllin e Palmeiras, transmeton Fol Drejt.
Endrick ka tërhequr interes nga shumë klube evropiane, por braziliani nuk do të mund të transferohej në Evropë deri në vitin 2024 kur ai të mbushë 18 vjeç./FolDrejt/