Paris Saint-Germain është afër arritjes së një marrëveshjeje prej 68.9 milionë £ (80 milionë euro) për të nënshkruar me sulmuesin e Benfica-s, Goncalo Ramos, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Marrëveshja që po diskutohet është 56 milion £ (65 milion €) plus 12.9 milion £ (15 milion €) në shtesa.
Ramos, 22 vjeç, shënoi 27 herë për Benfikën sezonin e kaluar.
PSG iu drejtua atij pasi dështoi me lëvizje për objektiva si Harry Kane dhe Rasmus Hojlund.
PSG gjithashtu pritet të nënshkruajë me Ousmane Dembele nga Barcelona këtë javë.