Në një ndeshje mjaft interesante, PSG mundi Montpellierin jashtë shtëpisë së tyre dhe rriti epërsinë në krye të tabelës…
PSG fitoi 3:1 në një ndeshje me një penallti të humbur që u përsërit dy herë, një dëmtim të Mbappes dhe një gol të lojtarit 16-vjeçar.
Në minutën e 10-të, Mbappe humbi një penallti nga një tentativë e përsëritur. Në tentativën e parë, gjuajtja e tij u ndalua nga portieri Lecomte, dhe gjuajtja duhej të përsëritej sepse lojtarët e Montpellier u futën shumë herët në zonën e rreptësisë. Përsëri Mbappe gjuajti nga pika e bardhë dhe përsëri Lecomte nuk u mposht.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq për parisienët, Mbappe shumë shpejt u lëndua dhe u detyrua të linte lojën në minutën e 22-të. Ai u zëvendësua nga Ekitike.
Në minutën e 35-të , goli i Messit u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje, kurse në minutën 52 shënoi Hakimi, por edhe ai gol u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje dhe më në fund në minutën e 55-të, PSG me meritë kaloi në epërsi me golin e Fabian Ruiz i asistuar nga Ekitike.
Në të 72-ën, Messi shënoi për 2:0, por Montpellier e komplikoi përfundimin e lojës në minutën e 89 me golin e Nordit. Pas kësaj, vendasit patën një rast të mirë për të barazuar, por në fund PSG-ja shënoi golin e tretë pasi në minutën e dytë të kohës shtesë, shënoi Warren Zaire-Emery , i cili është vetëm 16 vjeç.
Me këtë triumf, PSG rriti avantazhin ndaj konkurrentëve të saj në krye të renditjes. Ai ka 51 pikë, pesë më shumë se Marseja dhe gjashtë më shumë se Lens, që humbi me Nice 1:0. /FOLDREJT/