Paris Saint-Germain ka hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar Bernardo Silva nga Manchester City këtë verë, shkruan Sky Sports.
29-vjeçari kishte qenë një nga objektivat e tyre kryesorë dhe kampionët francezë besojnë se ishin afër një marrëveshjeje, por tani ata pranojnë dhe respektojnë faktin që lojtari nuk është në shitje.
Ata presin që portugezi të nënshkruajë një kontratë të re me Cityn.
Silva ka dy vjet të mbetura në marrëveshjen e tij me Cityn.
Të shtunën, Pep Guardiola tha se ishte “ëndrra” e tij të shihte Silva dhe Kyle Walker të nënshkruanin kontrata të reja me Cityn.
Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos e njeh mirë Silvën dhe ata kanë punuar së bashku në Monaco.